Italia nis eksperimentimin e madh me covid per testet

Italia nis eksperimentimin e madh me covid per testet

115
0
Shares

Italia do shenoje se shpejti transformimin e pare me te madh ne luften kunder koronavirusit.“Nga e hëna do të eksperimentojmë me 5 mijë teste që bëhen vetë”, njoftoi presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaias.

Sipas tin, në këtë mënyrë, me shumë pak euro të shpenzuara ndryshon plani i shëndetësisë. Në fakt, me testet që mund të bëhen vetë, reduktohet një pjesë e peshës nga sistemet shëndetësore e madje edhe kostot.

Sipas zyrtarit të OBSH-së, Ranieri Guerra, testet njëpërdorimshme të vetadministrimit, do të gjenden nëpër farmaci.

Italia regjistroi së fundi një nivel rekord prej 41,000 rastesh në ditë, ndërsa në mbarë vendin shtohen vdekjet dhe shtrimet ne spital. Këta të fundit po tejmbushen e së fundi, në spital të improvizuar Covid-i u kthye dhe pista legjendare e Formula Një në Monza. Në Cotugno, thuajse nuk ka më shtretër të lirë, ndërsa anë e mbanë vendit e përtej tij u bë virale videoja e pacientit më koronavirus, që dergjet i vdekur në banjën e spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY