COVID/ Humb jeten ish kryetari i bashkise se Kavajes

COVID/ Humb jeten ish kryetari i bashkise se Kavajes

303
0
Shares

Nderroi jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi. Ai ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditësh.

Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist, dhe shpeshherë është bërë pjesë e ngjarjeve në jetën publike të qytetit. Ai  e ka drejtuar qytetin e Kavajës nga viti 1992 deri në vitin 1996.

 

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 612, ndërkohë që numri i personave që kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së testimeve është 27 mijë e 233.

Sa i takon javëve të fundit, shifrat vijojnë që të jenë në rritje, edhe pse qeveria është përpjekur të ndërmarrë disa masa shtrënguese si mbajtja e detyrueshme e maskës në çdo ambient, apo kufizimi i lëvizjes pas orës 22;00 të mbrëmjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY