Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë reagon në rrjetet sociale

Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë reagon në rrjetet sociale

678
0
Shares

Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi djali i tij në qeverinë e Ramës si zv/ministër i Financave.

Ai shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai.

Emërimi i Kadisë në qeverinë Rama solli një lumë komentesh në rrjetet sociale, duke kundërshtuar vendimin e ekonomistit, i cili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD dhe një nga drejtuesit departamenteve, derisa u largua nga PD më 2019.

Ilir Kadia është gazetar i njohur që për shumë vite punoi për seksionin shqip të BBC ndërsa më herët ka punuar në disa media të Tiranës. Në mandatin e dytë të qeverisë Berisha ai ishte këshilltar i këtij të fundit për marrëdhëniet me publikun. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY