Basha rrëzon akuzat e Ramës për UÇK: Kurrë nuk kam qenë pjesë...

Basha rrëzon akuzat e Ramës për UÇK: Kurrë nuk kam qenë pjesë e një hetimi për luftëtarët e UÇK

86
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ne Real Story ne news24 ka rrezuar akuzat e Rames ne lidhje me hetimin e UCK. “Kurrë nuk kam qenë pjesë e një hetimi për luftëtarët e UÇK. Kam qenë pjesë e hetimit që provoi Miloseviçin si kriminel lufte dhe për genocid”, deklaroi Basha.

”Është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.
Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.
Nuk kam bashkëpunuar prokurorin që po thoni, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Për rolin tim në UNMIk ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.
Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Kjo është një goditje kundër interesave të Kosovës”, deklaroi Basha.

Sokol Balla: Tirana zyrtare ka mëkatet e veta para Kosovës, meqë je në shkollë perëndimore, edhe shkolla perëndimore beson tek ndjesa, a ka vend që Tirana zyrtare ti kërkojë ndjesë Kosovës pasi në kohën kur partia juaj ishte në pushtet votoi një rezolutë e cila i hapi rrugën kësaj gjëje që po ndodh sot në Kosovë?
Lulzim Basha: Kjo është e pavërtetë.
Sokol Balla: Pse është e pavërtetë?
Lulzim Basha: Për një arsye të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë. E para punës raporti i Dick Martyt i u cilësua si një raport i falsifikuar dhe i bazuar në pretendime të rreme, falë hetimit që u ndërmor. Dhe së dyti duhet të dini që Tirana zyrtare ishte e bashkuar, PD e PS votuan bashkarisht ligjin në parlamentin shqiptar, pikërisht për të hedhur poshtë këto akuza, tani le të vijmë tek e vërteta zoti Balla.
Sokol Balla: Ju miratuat një ligj zoti Basha?
Lulzim Basha: Po pra po një ligj për të rrëzuar akuzat e rreme te Dick Martyr dhe sot.
Sokol Balla: Ai ishte një ligj për t’i hapur rrugë hetimit për këtë çështje.
Lulzim Basha: Të njëjtën gjë po themi, kur ke përballë një makineri shpifjeje, baltosje, vënë në lëvizje nga kundërshtarët historik të pavarësisë Kosovës për hesap të Beogradit. Ne së bashku me aleatët tanë strategjik vendosëm t’i hedhim poshtë këto përmes një mekanizmi i cili ndryshe nga pretendohet sot u votua në parlament nga të dyja grupet parlamentare nga PD dhe PS. Dhe çfarë ndodhi taskforca e veçantë EULEX-it gjeti që nuk ka asnjë fakt asnjë provë asnjë dëshmi për akuzat e raportit të Dick Martyt. Sot as Dick Marty as Karla Del Ponte nuk flasim me për shtëpinë e verdhë. Sot për shtëpinë e verdhë flasin vetëm 2 faktorë. Flet ministria e jashtme e federatës Ruse dhe flet kryeministri I Shqipërisë. As Beogradi zyrtar nuk ka folur këto ditë për shtëpinë e verdhë . Pse? Pse shtrohet pyetja ? Pse ka ndodhur kjo? Si ka mundësi që një akuzë e hedhur poshtë pas një hetimi zyrtar të EULEX-it të riciklohet këto ditë. Përgjigja është fare e thjeshtë. Përgjigja është, në atë orë dramatike ku po ndodhin dy gjëra në të njëjtën kohë, ne Hagë, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi po paraqiteshin para gjykatës speciale dhe në Tiranë online Edi Rama firmoste me Aleksandër Vuçiç, njeriun që ka shtyrë përpara këtë baltosje të Kosovës. Ish- Ministri I Informacionit të Milosheviçit dhe aktualisht Presidentin e Serbisë.
Sokol Balla: Në prani dhe të ministrit të Kosovës.
Lulzim Basha: Gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga kjo që në fakt është një tradhti ndaj Kosovës. Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës. Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën.

Basha: Në vitin 2020 duhet të ishin ndëshkuar urdhëruesit dhe kryerësit e krimeve çnjerëzore të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Millosheviçit.

Sokol Balla: Zoti Basha dhe ju vini nga një shkollim jashtë, kështu që shpresoj që të mirëkuptoni edhe disa pyetje që kanë bazë zhvillimet më të fundit që kanë bazë hetimet e nisur ndaj jush si cçlirimtarët e Kosovës dhe krerët e saj. Situatë e pazakontë, sikundër gjithë drejtuesit e saj politik por edhe operativ tashmë gjenden ne Hagë. Fatkeqësisht duhet të ishin njerëz të tjerë. Duhet të ishin kriminelët e tjerë të luftës. Ata që vranë mbi 20 mijë shqiptaër vetëm në dy vitet e fundit të pushtimit serb atje. Keni një koment për këtë proces?
Lulzim Basha: Nuk kam një koment, unë kam një qëndrim të konsoliduar për këtë çeshtje. Në vitin 2020 duhet të ishin ndëshkuar urdhëruesit dhe kryerësit e krimeve çnjerëzore të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Millosheviçit. Sot një pjesë e madhe e tyre janë njerëz të fuqishëm të botës së politikës dhe biznesit në Beograd. Sot ka një riciklim të figurave të cilat në ato kohë kanë shërbyer krah për krah kriminelit të Ballkanit dhe njëri prej tyre është dhe Presidenti aktual që ka qenë dhe ministri i Informacionit të Sllobodan Milloshevicit. Nga ana tjetërm me sukses në veçanti 5-6 vitet e fundit Beogradi ka arritur të imponojë një tregim të rremë, ku viktimën e këtij agresioni shqiptarët e Kosovës dhe Kosovën, po e paraqet përmes trillimeve, mashtrimeve dhe mekanizmave të mbështetura nga aleati vetë tradicional në një dritë që absolutisht nuk ka të bëjë asnjë gjë me të vërtetën. Pse i është hapur ky shteg Serbisë? 10 vite më parë, 15 vite më parë ishin në të tjera pozita. Atëhere Shqipëria me Shtetet e Bashkuara në krah, me vendet kryesore të Bashkimit Europian mbështeti fuqimisht proçesin e pavarësimit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës nga një numër i madh vendesh dhe nisi proçesin e antarësimit të saj në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, sot kemi një rehabilitim të Beogradit të pamerituar. Nuk ka kërkesë ndjesë, nuk ka asnjë përgjigje për mijëra shqiptarë të zhdukur, nuk ka asnjë përpjekje për rikthimin e eshtrave të tyre. Përkundrazi, ka një revansh madje dhe në zona të banuara nga shqiptarët siç është lugina e Preshevës dhe nga faktori kryesor që duhet të flasë dhe duhet të qëndrojë, nga Tirana zyrtare ka fillimist heshtje dhe pastaj ka një veprim i cili me të vërtetë përbën një dramë të dytë për Kosovën, për shqiptarët e Kosovës dhe për njerzit që kanë luftuar dhe kanë bërë gjithçka për lirinë e Kosovës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY