Te afermit e pacienteve me covid: Po nuk pate para ne spital,...

Te afermit e pacienteve me covid: Po nuk pate para ne spital, per 24 ore te paketojne

254
0
Shares

Situata para tek spitali Infektiv vijon që të mbetet shumë alarmante. Shumë të afërm grumbullohen para dyerve të spitalit, ku kërkojnë informacion në lidhje me të afërmit e tyre të shtruar, ndërkohë që ngrenë edhe akuza për mjekët për të cilët thonë se marrin para.

Për mikrofonin e Fax News, një qytetar përballë Infektivit shprehet se në spital po nuk pate para vdes brenda 24 orëve, duke shtuar se i kërkojnë lekët vetë mjekët pasi sipas tij nuk janë paguar.

“Edi Rama dhe ministri e Shëndetësisë thotë se spitalin e kemi falas. Këtu në rast se nuk ke lekë këtu vdes. Këtu vetëm po pate pare mund të shpëtosh. Një pacient që nuk ka lekë për 24 orë del i paketuar. Rrenat nuk janë të mira të paktën thuaj të vërtetën po nuk pate pare këtu mbaron. I kërkojnë vetë lekët mjekët. Mjeku do të bëjë punën, se nuk e ka paguar. Në të gjitha shërbimet po nuk pate lek je i falimentuar. Ku ka falas po nuk pate lek vdes.”- tha qytetari.

Sakaq dy qytetarë të tjerë ngritën shqetësimin se kanë sjellë të afërmit e tyre prej disa orësh në spital, por nuk kanë asnjë dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Kam babain e shtruar në spital, e marr në telefon nuk na përgjigjet, nuk na japin asnjë informacion asgjë, as nga stafi, nuk na jep kush informacion. Mbase ka vdekur nuk dimë gjë. Tani sot na thonë se është në gjendje të rëndë. Kam dyshime se ka vdekur, u kërkoj sqarim, këtyre mazallah se del njeri.”- shprehet një qytetar.

“Kam sjell gruan e kanë trajtuar në autoambulancë. Nuk e di si është!”- shprehet një tjetër, teksa rri pas korodonit të rrethuar me hekura.faxnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY