Rilindja zhvesh Presidentin nga kompetencat, disa ia kalon Gramoz Rucit

Rilindja zhvesh Presidentin nga kompetencat, disa ia kalon Gramoz Rucit

135
0
Shares

Socialistët kanë finalizuar sot draftin për ligjin organik te presidentit i cili zhvesh kreun e shtetit nga disa kompetenca si dekretimi i ministrave, betimi i gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, data e zgjedhjeve, e deri te dhënia e shtetësisë apo dhe te vetë mënyra e shkarkimit të tij.

Në draftin e socialistëve, siguruar nga Faxweb.al shihet se në dekretimin e ministrave, presidentit i hiqet e drejta e vendosjes së një vetoje, siç ka ndodhur në rastin “Cakaj”, duke i dhënë atij një kohë të kufizuar në vendimmarrje, dhe më pas kompetenca i kalon Kuvendit, ku do të bëhet edhe betimi i ministrit të propozuar nga kreu i qeverisë.

“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim”, thuhet në draft.

Një tjetër ngërç që kanë tentuar socialistët, të zgjidhin në favorin e tyre është dhe ai i betimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, duke marrë shkas nga rasti i Arta Vorpsit, e cila u betua te noterja, ndërkohë që akti u klasifikua i pavlefshëm nga vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por kjo nuk i ka penguar socialistët që të propozojnë që në rast se presidenti nuk shprehet brenda 15 ditëve për gjyqtarët, atëherë ata të fillojnë nga puna, 15 ditë pas vendimit të KLGJ-së.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për mosemërimin e kandidatit për gjyqtar të Gjykatës së Lartë humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në rast se ceremonia e betimit nuk organizohet nga Presidenti i Republikës deri në përfundim të afatit sipas pikës 4 të këtij neni, atëherë betimi kryhet përpara Kuvendit, për të gjithë funksionarët apo gjyqtarët që zgjidhen apo miratohen prej tij, kurse për të tjerët përpara organit propozues”, thuhet në draftin e përpiluar nga socialistët.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme, që socialistët kërkojnë që ta heqin nga kompetencat e presidentit, është ajo për shpalljen e datës së zgjedhjeve, ku në rast se drekreti nuk nxirret prej tij në afatin e kërkuar, data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi, me propozim të kryetarit.

“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në afatin e përcaktuar nga legjislacioni zgjedhor ose e nxjerr atë në kundërshtim me procedurën sipas këtij neni, atëherë data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi, sipas propozimit të Kryetarit të tij, me vendim që miratohet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, brenda 10 ditëve nga afati i dekretimit”,thuhet në projektligj.

Po ashtu presidentit i hiqet e drejta ekskluzive për dhënien e shtetësisë, duke ia atribuar atë ministrit porpozues, i cili do të marrë edhe vendimin final.

“Dhënia e shtetësisë shqiptare dhe lejimi i lënies së saj bëhen nga Presidenti i Republikës me dekret, me propozim të ministrit që mbulon çështjet e brendshme, brenda 60 ditëve nga marrja e propozimit. Dekreti kundërfirmohet nga ministri propozues”, shkruhet më tej në draftin që depozitoi sot Shameti.

Një nen që kërkojnë të ndryshojnë socialistët në draftin që kanë propozuar është edhe shkarkimi i vetë presidentit.Nëse më herët ai shkarkohej vetëm për shkelje të rëndë të kushtetutës, apo kryerjen e një krimi të rëndë, tashmë është shtuar edhe një pikë ku thuhet se, shkarkimi mund të bëhet për shkak se cënohet rendi kushtetues apo funksionimi dhe rregullimi i pushteteve.

“1. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës apo për kryejen e një krimit të rëndë. 2. Përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës shkeljet e përcaktuara si të tilla nga ky ligj, si dhe çdo shkelje tjetër që cënon rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e rregullt të pushteteve. 3. Në vlerësimin nëse një shkelje që cënon rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e rregullt të pushteteve është shkelje e rëndë merret në konsideratë: a) rëndësia e normës së shkelur; b) pasojat e ardhura; c) sjellja subjektive e Presidentin në eliminimin apo zbutjen e këtyre pasojave. 4. Presidenti i Republikës shkarkohet sipas procedurës së parashikuar nga neni 90 i Kushtetutës, Rregullorja e Kuvendit dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në draft.

Një tjetër ndryshim që propozojnë socialistët, është që në rast se presidenti nuk shprehet brenda ditës për një ligj me dekret, atëherë ai botohet në fletoren zyrtare 20 ditë pas kalimit në Kuvend me shënimin përkatës.

“Në rastet kur Presidenti i Republikës nuk shpall ligjin ose nuk e kthen atë për rishqyrtim brenda 20 ditëve nga marrja e tij, Kuvendi ia dërgon ligjin Qendrës së Botimeve Zyrtare për botim në Fletoren Zyrtare, me shkresë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Botimi në Fletoren Zyrtare bëhet me shënimin: “Botuar pas kalimit të afatit për shpallje””, sqarohet në projektligj.

Mbetet për t’u parë nëse ky draft me relator Shametin do të kalojë në Kuvend, e nëse për të gjitha këto ndryshime do të ketë një qendrim nga ana e vetë presidentit Meta, i cili qendron në detyrë deri në vitin 2022 sipas mandatit 5 vjeçar që gëzon pas zgjedhjes nga Kuvendi.faxweb.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY