Hajdute dyqanesh dhe kioskash arrestohen, ja ku grabiten javet e fundit

Hajdute dyqanesh dhe kioskash arrestohen, ja ku grabiten javet e fundit

64
0
Shares

Arrestohen në flagrancë ne Tirane 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, autorë të dyshuar për disa vjedhje.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në markete dhe në kioska.

“Policia kreu arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. Sh., 18 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale N. E., 15 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke tentuar të vidhnin në kioskën e shtetasit B. Z., në rrugën “Dritan Hoxha””, njofton policia e Tiranes.

Ku i kryen vjedhjet:

Më datë 07.06.2020, në Rrugën e Kavajas, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit S. L.;

Më datë 13.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh në një supermarket;

Më datë 22.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh dhe artikuj të tjerë në minimarketin në pronësi të shtetasit V. K.;

Më datë 05.11.2020, kanë tentuar të vjedhin në një kioskë te “Komuna e Parisit”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY