Dy greviste ne spital, Meta thirrje per zgjidhje shteterore te problemit te...

Dy greviste ne spital, Meta thirrje per zgjidhje shteterore te problemit te pagave te naftetareve

39
0
Shares

Eshte renduar me tej gjendja e grave ne greven e urise ne Ballsh. Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas grevisteve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Ato shprehen të vendosura në kauzën e tyre, duke thënë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.

Ndersa po sot ka apeluar edhe Presidenti Meta ne lidhje me gjetjen e nje zgjidhjeje.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, deklaroi Presidenti Meta ne rrjetet sociale. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY