SHËNIM/ Pse Donald Trump e meriton një mandat të dytë

SHËNIM/ Pse Donald Trump e meriton një mandat të dytë

84
0
Shares

Nga Scott Jennings, CNN

Arsyet për rizgjedhjen në detyrë të presidentin Donald Trump janë shumë të thjeshta:Ai e bëri ekonominë funksionale për shumë amerikanë, na mbajti larg luftërave të reja dhe të kushtueshme, dhe madje ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshje për paqe në Lindjen e Mesme.

Ai beson se taksat tona duhet të jenë më të ulëta, dhe jo më të larta – dhe dekretoi në ligj lehtësime gjithëpërfshirëse tatimore për bizneset dhe për pjesën dërrmuese të taksapaguesve në institucionet federale. Ai mendon se qeveria nuk duhet të ndërhyjë dhe aq shumë, duke hequr dorë nga shkeljet e shumta të epokës Obama, ndërsa ka punuar me aleatët e tij republikanë në Kongres.

Dhe, përkundër dredhive së tij, ai ka investuar shumë mbi ushtrinë tonë dhe tek burrat dhe gratë në uniformë. Për pasojë, armiqtë tanë e dinë se jemi më se të aftë për t’i hequr ata qafe. Mjafton për këtë të “pyesni” ish-udhëheqësin e ISIS, Abu Bakr Al-Bagdadi apo ish gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani.

Përtej kësaj, Trump po u reziston impulseve më të këqija të së majtës amerikane dhe radikalëve, që kërkojnë të dëbojnë nga skena publike që të gjithë ata që guxojnë të mendojnë ndryshe nga ata.

Hek, dhe madje edhe ‘Girl Scouts’ fshiu një postim në Tëitter ku uronte Emi Barret për zgjedhjen e saj si anëtare e Gjykatës së Lartë, për shkak të presionit nga turmat liberale. A është ai lloji i amerikani që duam, ku progresistët e pa penguar nga askush mund të mbyllin edhe një urim të thjeshtë në rrjetet sociale për një gjyqtare grua me një karrierë të spikatur?

Pavarësisht nga problemet që kam unë me të, gatishmëria e Trumpit për t’iu kundërvënë kësaj lloji mafie më bën shumë përshtypje. Të qëndroje pranë gjykatësit Bret Kavanoug gjatë një beteje të ashpër për konfirmimin e saj në Senat, ishte për mua një moment veçanërisht krenar.

Donald Trump nuk është një person i përsosur. Historia e tij personale, dhe mënyra se si ai flet me njerëzit mund të jetë e vrazhdë. Por Trump u bë presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në Tubimin e Marshimit për Jetën këtë vit, ku ai shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për “fëmijët e pa lindur”, për të cilët ai tha se “nuk kanë pasur kishte një mbrojtës më të fortë se ai në Shtëpinë e Bardhë”.

Pavarësisht nëse pikëpamjet e tij mbi abortin janë të pastra apo pragmatike, kjo nuk më intereson. Ai mbron të pa lindurit që nuk mund të mbrojnë dot veten e tyre – dhe ka caktuar në Gjykatën e Lartë një gjykatëse si Emi Barret, që shpresojmë se do të bëjnë të njëjtën gjë.

Proceset zgjedhore janë zgjedhje. Pro-jetës ose pro-abortit. Për taksa më të larta ose më të ulëta. Për mbështetjen e fjalës së lirë ose censurës së saj. Asnjë politikan nuk më kënaq kurrë plotësisht, por Trump është shumë më afër sesa kurrë më parë Xho Bajdenit.

Ka vend që Trump të përmirësohet, por në asnjë mënyrë Bajden nuk përfaqëson një hap në një drejtim politik që si konservator të mund ta mbështes.

Ai dështon në ‘provim” në thuajse çdo çështje që më intereson, dhe unë parashikoj se nën drejtimin e tij Shtetet e Bashkuara do të lëvizin në mënyrë radikale në shumë çështje, veçanërisht në drejtim të lejimit të abortit.

Dhe pavarësisht të gjitha gabimeve të presidentit, duke përfshirë edhe dështimet e tij retorike në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, zgjedhjet e 3 nëntorit kanë të bëjë me 4 vitet e ardhshme. Ne ka të ngjarë të kemi së shpejti një vaksinë (dhe kjo kryesisht falë udhëheqjes së Trump përmes Operacionit “Warp Speed), dhe pavarësisht se kush do fitojë, ne do ta mposhtim këtë virus.

Pra, kush mund të na udhëheqë atë ditë dhe në vazhdim, duke e ripërtërirë ekonominë amerikane dhe duke i penguar radikalët të shkatërrojnë institucionet politike amerikane që ata i konsiderojnë të papërshtatshme? Donald J.Trump. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY