OFL u shkon në shtëpi dy vrasësve në Vlorë dhe një trafikanti

OFL u shkon në shtëpi dy vrasësve në Vlorë dhe një trafikanti

55
0
Shares

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave që ndodhen në Vlorë të dënuar më heret për vepra të rënda kriminale.

Ata janë Eraldo Canaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Viktor Omeri, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Pellumb  Sherifaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, njofton policia e Shtetit.

Pak ditë më parë u largua nga detyra dhe nisi procedimi penal për kreun e OFL për shkak se u kap nga shërbimet e fshehta gjermane duke dekonspiruar aksionet e OFL. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY