Detaje te reja: Sot u kthyen edhe 2 femije te Lavderim Muhaxherit

Detaje te reja: Sot u kthyen edhe 2 femije te Lavderim Muhaxherit

92
0
Shares

Floresha Rasha, gruaja qe u kthye me 4 fëmijët e saj nga kampi Al – Hol në Siri mund te kete cuditur shume prej atyre qe e njohin.

Ajo udhëtoi drejt Shtetit Islamik së bashku me bashkëshortin e saj Diamant Rasha në vitin 2013 ndersa Diamanti u vra pak muaj më pas me një snajper dhe ajo mbeti me 2 fëmijët e saj, njëri prej të cilëve, vajza e madhe, iu vra në një tjetër ngjarje më pas në qytezën e Baguzit ku edhe vetë Floresha Rasha u plagos duke mbetur në karrocë me rrota.

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Fatjona Mejdini zbuloi edhe disa detaje të tjera.

Floresha Rasha pas humbjes së bashkëshortit u martua me Lavdërim Muhaxherin, komandantin famëkeq të ISIS të vrarë kohë më vonë në luftime.

Nga kjo martesë ajo ka 2 fëmijë të tjerë të cilët janë kthyer të gjithë në atdhe.

Në foton lart është Lavdërim Muhaxheri dhe një letër e Floresha Rashës ku pranon emrat e fëmijëve që ka me Muhaxherin. Mësohet se fëmijët janë duke u trajnuar nga ekspertë socialë për t’i rintegruar ata në shoqëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY