Gruaja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gruaja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

121
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Oruqi”, në Prishtinë ku një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë, pasi po kthehej në shtëpi nga çerdhja e fëmijëve.

29-vjeçarja Besnike Beqiraj, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qen e ka plagë në bark e në këmbë. Ajo tha se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, drejt shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qen. Më kanë sulmua tepër, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija, s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë, nuk më ka dëgjuar askush.                            Kam shumë dhimbje, kam shumë plagë, jam shumë e lënduar, plagët i kam prej pjesës së barkut e poshtë. Këta të komunës as nuk vinë me e pa, aty rrinë goxha shumë qenë dhe fëmijët rrinë andej. Kam pak qetësim të dhimbjeve sepse jam duke marrë terapi, por i kam dhimbjet shumë të forta, pjesën e këmbëve e kam krejtësisht të kafshuar”, ka thënë Beqiraj.

Doktoresha që e ndoqi, Krenare Makolli, ka deklaruar që pacientja është stabël, por e shqetësuar. Ajo u shpreh që Beqiraj ka plagë në ekstremitete, por kafshimet e qenve mund të bëjnë plagë jo të qarta.

Për momentin Beqiraj ka marrë ndihmën e parë e në javët e ardhshme do të bëhen procedura të tjera.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY