Basha flet me shifra: Qeveria kishte gati planin e vjedhjes me inceneratorët

Basha flet me shifra: Qeveria kishte gati planin e vjedhjes me inceneratorët

39
0
Shares

Duke iu referuar shifrave Lulzim Basha tha në studion e Euronews se qeveria e Ramës hodhi poshtë planin e PD për  inceneratorët i cili do kushtonte 2 apo 3 herë më pak nga ç’kushton sot dhe nuk do të rezultonte në asnjë dëm për buxhetin e shtetit dhe për ambientin.

“Lulzim Basha: Landfillin e Sharrës, sipas llogaritjeve të ekspertëve të Bankës Botërore, jo të bandave me të cilat janë bërë këto afera korruptive. Këtë e ka bërë me bandat, pa studim. Studimin e kanë bërë bandat. I njëjti njeri që ka bërë studimin, ka marrë tenderin brenda ditës pa garë, me një mijë euro kapital duke u fshehur pas 23 vjeçarit. Ky është studim i Bankës Botërore. Me vendim të Këshillit Bashkiak i është dhënë 1/3 e shumës, 2/3 i dhënë Banka Botërore. Dhe në përputhje me strategjinë.
Ilva Tare: A është 37 euro për ton?
Lulzim Basha: Jo, është 12 euro për ton trajtimi në Sharrë. Kjo është gënjeshtra. Trajtimi në Sharrë është 12 euro për tonë, pa TVSH. Ndërkohë që GIZ, GIZ i trajton me 29 euro pa TVSH.
Ilva Tare: Po dokumenti që nxorri kryeministri? A ishte firma juaj ajo?
Lulzim Basha: Nuk ka pikë rëndësie ajo…
Ilva Tare: Çfarë ishte ajo që pamë aty?
Lulzim Basha: Është kombinimi i tarifës së pastrimit të qytetit dhe i trajtimit në Sharrë. E dini sa bëhet kombinimi tani i të dyjave? Trefish!
Ilva Tare: 55?
Lulzim Basha: Më shumë se aq!
Ilva Tare: 85?
Lulzim Basha: Shifrat konkrete jua gjej menjëherë!
Ilva Tare: Jo, po nuk ka rëndësi, rëndësi ka që e sqaruam këtë.
Lulzim Basha: Shifra e plotë!
Ilva Tare: 84.5 më thonë!
Lulzim Basha: Ja ta gjej tamam unë! Jua kanë thënë ju? Apo po e deduktoni? Jua gjej unë!
Ilva Tare: Është e parëndësishme! Shpjegimi juaj ishte ëë nuk ka qenë 37 euro për ton.
Lulzim Basha: 12 euro për ton në Sharrë. Dhe 25 apo 26 euro shkonin për një projekt të miratuar nga Banka Botërore, i cili brenda një viti të gjitha kontenierët e plehrave, gjithë kazanët e plehrave brenda Unazës së Vogël do t’i fuste në tokë. Brenda tre vitesh do të ndodhte e gjitha me qytetin e Tiranës dhe do të blihej një flotë e re automjetesh, që bëntë të mundur pastaj trajtimin e tyre nën tokë. Ky projekt u ndalua nga Edi Rama. I hartuar me Bankën Botërore. I cili do kushtonte siç ju thashë 2 apo 3 herë më pak nga ç’kushton sot dhe nuk do të kushtonte asnjë dëm për buxhetin e shtetit, asnjë dëm për ambientin. Sot e dimë, njësoj siç u braktis strategjia e hartuar me ëeverinë gjermane, u braktis ky studim me Bankën Botërore me Bashkinë e Tiranës, kur e kryesoja unë, në mënrëy që paratë të vidheshin dhe plehrat të vazhdonin, sepse Tirana vazhdon të jetë e mbushur me plehra. Shqipëria vazhdon të jetë e mbushur me plehra. E vetmja gjë që djegin të ashtuquajturit inceneratorë, janë paratë e shqiptarëve.                                                                            Ilva Tare: A ka një mënyrë sesi mund të anullohen këto kontrata dhe koncensione?
Lulzim Basha: 84.4 euro është kombinimi i aferës Rama-Veliaj me Tiranën.
Ilva Tare: Unë po flas për çmimin, aferë po thoni ju!
Lulzim Basha: Që është aferë kjo është e qartë. T’ju them edhe diçka tjetër, që e harrojmë apo e anashkalojmë shpesh. Ndërsa e jona është 25+12=37 euro. Pra ja shikoni, 84 euro.
Ilva Tare: Cfarë përfshin ky 84 euro?
Lulzim Basha: 84 euro është 55.4 euro pastrimi i qytetit sot. 29 euro trajtimi dhe depozitimi në Sharrë, 84.4 euro.
Ilva Tare: Kështu llogariten? Mblidhen bashkë?
Lulzim Basha: Veç e veç! I kemi bërë për t’i krahasuar. Ndërsa 37 euro që nxjerrin ata nga Basha dhe Banka Botërore dhe G1Z janë 25 euro për pastrimin e qytetit dhe 12 euro Sharra. Këta e kanë 55.4 qytetit, në projektin tonë ishte 25 euro. Këta e kanë 29 euro vjedhjen në Sharrë, me ne me 12 euro trajtoheshin këto mbetje. 37 euro është totali jonë, 84.4 euro është trajtimi. Prandaj e bëri njëherë gënjeshtrën dhe s’i kthehen më, se i doli se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, kujtojnë se i kane vetëm ata dokumentat. I kemi edhe ne dokumentat, i kanë në arkivin e tyre, i kemi edhe ne.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY