Grevistet e Ballshit ne gjendje te rende, Rama nuk ka zgjidhje as...

Grevistet e Ballshit ne gjendje te rende, Rama nuk ka zgjidhje as sot

85
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama tha sot se naftëtarët Ne greve urie ne Ballsh duhet të lënë fillimisht grevën e urisë, dhe të kuptojnë se me presion nuk mund të zgjidhin asgjë, e pas kësaj do të ketë një dialogim me qeverinë.

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, deklaroi Rama.

Gjendja shëndetësore e grevisteve është shfaqur e rënduar ditën sot ne diten e shtate te saj, ku disa prej tyre kanë patur kollë dhe lodhje fizike.

“Presim një zgjidhje. Deri tani heshtje totale. Nuk kërkojmë diçka që s’na takon, kërkojmë të drejtën tonë dhe nuk do dorëzohemi, kërkojmë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës. Të punësohemi kërkojmë”, u shpreh një prej grevisteve, para reagimit të Ramës në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY