Bllokohet lokali i lojrave te fatit ne rrugen Thumane-Milot

Bllokohet lokali i lojrave te fatit ne rrugen Thumane-Milot

189
0
Shares

Policia ne Lezhë, Komisariati i Policisë Kurbin dhe forcat speciale RENEA vendosen sot te mbyllin nje biznes kazino pasi prej diaa kohesh zhvillonte veprimtari nen hunden e ketyre reparteve policore.

Vihen në pranga 2 shtetas ndersa sekuestrohen 32 makineta, një sasi e konsiderueshme vlerash monetare dhe 3 kasaforta të mbyllura.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, në aksin rrugor Milot – Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Gj. P. dhe që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit, 421.000 lekë të rinj, 3325 euro dhe tri kasaforta të mbyllura”, thuhet ne njoftimin e policise.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 28 vjeç, banues në Mamurras dhe shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Thumanë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY