Karantinohet zona me 105 mijë banorë në Gjermani

Karantinohet zona me 105 mijë banorë në Gjermani

61
0
Shares

Është rikthyer karantina në një zonë të Alpeve në jug të Gjermanisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi kombëtar në pranverë.

105,000 banorët e kësaj zone do të lejohen të dalin nga shtëpitë gjatë dy javëve të ardhshme vetëm për arsye të domosdoshme.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania po përballet me rritje të shpejtë të rasteve me koronavirus.

Por situata duket të jetë më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është shumë më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

Ndryshe nga zomat e tjera rë Gjermanisë shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY