Zhupa nxjerr zbuluar Ballën: Videomontazhet nuk ju shpëtojnë nga përgjegjësitë për rrënimin e ekonomisë

Shares

PD i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla përmes zëdhënëses Ina Zhupa lidhur me videon e publikuar për taksat e biznesit të vogël.

‘Riciklimi i shpifjeve mbetet angazhimi kryesor i Rilindjes.Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.

E vërteta dhe faktet janë kokëforta dhe propaganda nga sendiljet e toyota yaris nuk i mbulon dot.

Dëgjojeni të plotë se sa taksa paguan sot biznesi i vogël, sesi po i çon drejt rrënimit dhe falimentimit kjo qeveri qytetarët dhe biznesin”,– shkruan Zhupa në një postim në facebook.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/993066774527526

Balla sot permes një postimi në rrjetin social facebook deklaroi se Basha gënjen kur thotë që taksa për boznesin e vogël nuk është zeruar dhe i kujton Bashës një video, në të cilën shfaqet pronar i një biznesi të vogël në krahë të Lulzim Bashës, i cili e thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa, pasi qeveria i ka zeruar ato.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...