Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detajet

Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detajet

103
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në orët e fundit. Sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin e mitur me iniciale A. H., 17 vjeç, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë)’,-njofton policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY