Ja kush është vajza që ndërroi jetë në aksidentin në aksin Librazhd-Elbasan

Ja kush është vajza që ndërroi jetë në aksidentin në aksin Librazhd-Elbasan

193
0
Shares

Miranda Dashëhana është vajza që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Librazhd-Elbasan.

Ajo u përplas nga një automjet tip “Golf” teksa po kalonte rrugën dhe gjeti vdekjen. Mësohet që vajza ishte e shoqëruar nga familjarët e saj, por vendosi të kalojë rrugën vetëm, çka shkaktoi aksidentin tragjik.

Sipas policisë për shkak të motit të keq drejtuesi humbi kontrollin e automjetit. Ndërkohë shoferi i identifikuar si Gentjan Askurti është shoqëruar për në polici.

Njoftimi i policisë:                                                                   Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY