FOTO/Këta janë të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe, gazetari zbulon...

FOTO/Këta janë të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe, gazetari zbulon ‘motivet e dobëta’

189
0
Shares

Tre kushërinj janë zhdukur në Malësinë e Madhe. Personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999 dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995.

Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor me familjarët ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin në Policinë e Malësisë së Madhe. Policia deri më tani dyshon se zhdukja e tyre ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike por ende nuk është bërë asgjë e qartë.

Në fotot e mëposhtme janë Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj, kushërinjtë e Klement Pepaj, të cilët janë raportuar të zhdukur.

Babai i Klement Pepaj është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt në dijeninë e prindërve. Por i ati dyshon se ai është vrarë nga Danieli kjo pasi banorë të zonës e kanë parë këtë të fundit të qarkullonte me automatik.

Daniel Pepa

Gazetari Artan Hoxha që ishte dhe i pari që denoncoi me emra zhdukjen e tre të rinjve, në një postimin në rrjetet sociale, shkruan se e gjitha kjo ngjarje, që po kanalizohet sikur ka ndodhur për motive të dobëta, bëhet për të mos bërë publike arat që janë bërë me kanabis sa një bredh.

Postimi i gazetarit Hoxha:

“Motivet e dobeta”, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabisin e rritur, sa nje bredh… Me ne fund, edhe pse me nje dite vonese, policia konfirmon ngjarjen e ndodhur ne nje zone malore, ne Malesine e Madhe, te cilen e publikova dje.

Madje publikon emrat e personave te dyshuar, si te zhdukur prej 48 oresh tashme, te cilet jane te njejte me ato qe deklarova ne shkrimin e djeshem.

Por me terheq vemendjen nje detaj, ne dukje i “parendesishem”.

“Burime policore” kane nisur te “rrjedhin” ne media, se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, deri dhe te konflikti per nje femer…

Nese ngjarja do te kishte ndodhur per motive te dobta, minimalisht ne tashme do te kishim kufomat, madje do te ishte kryer dhe ceremonia mortore, sepse ngjarja ka ndodhur te shtunen ne mesdite.

Gjithsesi, “burimet policore”, qe po sakrifikojne te “rrjedhin” informacion per mediat, ne lidhje me motivet, te dobta apo te shendosha, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabis ne zonen pyjore ku ka ndodhur ngjarja….

Jeta e çdo shqiptari eshte shume e shtrenjte, dhe nuk meriton te humbet per çfaredo motiv, qofte ky i dobet apo i shendoshe, madje dhe nje parcele me kanabis…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY