“Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë”/Rama zbulon se ku do...

“Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë”/Rama zbulon se ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

93
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pasditen e sotme se do të kandidojë si deputet sërish në Vlorë, ndërsa i ka kërkuar njerëzve që të mos dëgjojnë zërat për një largim të mundshëm të tij nga ky qark.

Rama ka thënë se do të kandidojë në Vlorë edhe kur të mos jetë më kryeministër i vendit dhe se atëherë do ti angazhohet edhe më shumë qytetit.

Atyre që i thonë “të shkojë dhe të shikojë realitetin”, Rama i përgjigjet duke i thënë: “Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë aq metra sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri”.

“Beni kujdes nga ca dëgjoni se ça nuk dëgjohet sot nëpër Shqipëri. Mjafton të hapësh televizorin edhe ça nuk dëgjon. Besojnë gjëra që dëgjojnë pa bërë asnjë parashikim. Lëre më po të hapësh kanale e portale nëpër xhepa aty pastaj bëhet mullar.

Unë në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS, në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime.

Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë aq metra sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri”, tha Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY