Dy persona javë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen si përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentesh, vulash, stampash dhe formularësh si dhe kontrabandë mallrash.
Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë Leonard Runa, ekonomist në një kompani private si dhe bashkëpunëtori i tij Romarjo Omeri. Ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe menaxheri i një firme private S. Jaçe dhe A. Dervishaj.
Lidhur me këtë operacion ka reaguar më pas edhe policia. Në njoftim thuhet se të arrestuarit në bashkëpunim me personat e shpallur në kërkim kryenin falsifikim vulash, stampash dhe formularësh, si dhe tregtim të mallrave ushqimorë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2867378580215161/
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












