Paralajmërimi i meteorologut grek: Çfarë e pret Shqipërinë të premten dhe të...

Paralajmërimi i meteorologut grek: Çfarë e pret Shqipërinë të premten dhe të shtunën

133
0
Shares

Shqipëria është përfshirë nga reshje dhe moti me vranësira thuajse në të gjithë territorin, ndërsa gjatë ditës së sotme u vunë re përmbytje sporadike në rrugët e disa qyteteve.

Megjithatë, duket se më e keqja nuk ka mbërritur dhe alarmi është dhënë nga meteorologët grekë.

Siç shkruan në meteorologu Klearhos Marousakis, gjatë të premtes dhe të shtunës priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me rrufe në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri-perëndim, të cilat sipas tij do të shkaktohen nga re të ngarkuara me shira të shumtë duke rrezikuar përmbytje të shumta.

Marousakis jep alarmin për Greqinë duke thënë se ata duhet të marrin masa, por siç duket edhe nga hartat e publikuara prej tij, reshjet masive do të vërehen fillimisht në territorin shqiptar gjatë të shtunës për të kaluar më pas në Greqi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY