Perfundon pengmarrja ne Fier, RENEA ndal 31 vjecarin

Perfundon pengmarrja ne Fier, RENEA ndal 31 vjecarin

201
0
Shares

Perfundoi pa pasoja në njerëz një pengmarrje me armë që nisi pak para mesnatës në fshatin Zhupan të Fierit.

31-vjeçari Elton Meta, pas konflikteve qe ka pasur me bashkeshorten e tij, ka marre armën dhe është mbyllur në shtëpinë e të vjehrrit, ku fillimisht ishin të pranishëm dhe të gjithë familjarët.

Meta kërcënonte më pas se do të vriste veten dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA që të bënin të mundur neutralizimin e tij.

Policia evakuoi familjen e bashkëshortes së Metës, ndërkohë që rreth orës 04:00 të mëngjesit, u dorëzua dhe vetë 31-vjeçari.

Ai ka qëlluar një herë me armë në ajër, në mometin që RENEA po shkonte drejt banesës për të negociuar dorëzimin.

“Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.

31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia.

Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e këtij konflikti familjar që fatmirësisht përfundoi pa pasoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY