Balla manipulon per listat e hapura, versioni i PS e ben te...

Balla manipulon per listat e hapura, versioni i PS e ben te pamundur ndryshimin e renditjes

61
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot pasdite se listat e kandidatëve të partive dhe koalicionet zgjedhore do të jenë të hapura 100 %, ne perpjekje per te zbutur reagimet qe erdhen pas prezantimit te platformes se PS per sistemin.

“LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë”, thote Balla.

Proporcionali j hapur ka shume forma dhe efekti i hapjes mund te manipulohet me skenare te ndryshem teknike te paqarte per votueist e zakonshem.

Edhe ne siper pikerisht kete ben Balla. Nese e ka fjalen per platformen e PS te prezantuar sot, ajo nuk hap listat realisht as 50 per qind pasi renditja mund te levize me nje numer vitash shpesh here te pamunduar te arrihen nga ata kandidate qe jane jashte fashes se fituesve dhe renditir nga partia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY