Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh.Sipas Report TV, pronari i lokalit ku u ezkekutua Bujar Çela ka thene: “Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, thotë ai, teksa shihet shumë duke larë me zorrë uji gjakun e mbetur nga vrasja.
Vëllai i Talo Çelës, punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

/DRONI.al/
/DRONI.al/