PS kunder konsultimit me OSBE/ODIHR per koalicionet

PS kunder konsultimit me OSBE/ODIHR per koalicionet

27
0
Shares

Dy perfaqesuesit e PD, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kerkuan sit ne Këshilli politik të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve.

Perfaqesuesi i PS Damian Gjiknuri ka qene kundër.

Pas daljes nga tryeza, Oerd Bylykbashi tha se ajo që kërkon opozita është që zgjedhësit të kenë të drejtë të përcaktojnë kush të jenë deputetët në parlament dhe partinë që duan ata dhe koalicionet e ofrojnë këtë mundësinë.

“Ajo që kërkon mazhoranca është të heqë lista 100% të hapura dhe të heqë mundësinë që të zgjedhin partinë politike që duan. Ne për cështjet që nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën që ti drejtohemi OSBE-ODHR-it. Gjiknuri shprehu se nuk është gati për të marrë opinionin e OSBE-ODIHR-it. Ka kohë të reflektojë dhe jemi gati që nesër të dërgojmë kërkesën për opinion. Afatin e bëjnë vetëm për veten e vet. Këshilli Politik nuk është për të bërë fasadë. Opozita e bashkuar e ka të thjeshtë cështjen, koalicionet të jenë sot në Reformën Zgjedhore. Jemi gati që nesër për të firmosur”, tha Bylykbashi.

Ndersa perfaqesuesi i LSI, Petrit Vasili tha se eshte skandaloze që bllokon cdo komunikim me OSBE-ODIHR-in. “Mazhoranca erdhi në mbledhje me qëllime të përcaktuara dhe skandal i madh është që në mbledhje erdhi pa draft ndonëse ishin ata që bënë ndryshime të njëanshme në kushtetutë. Dy cështje ishin në tavolinë dhe refuzuan që të vazhdojnë diskutimin. Refuzimi lidhet me bllokimin, zgjedhjet e njëanshme dhe këta nuk kishin asnjë draft të vet”, tha Vasili. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY