Nga Dudushi tek Klea Huta: Të gjithë emrat që Vizion Plus rekruton...

Nga Dudushi tek Klea Huta: Të gjithë emrat që Vizion Plus rekruton këtë sezon

253
0
Shares

Kalimet e moderatorëve e gazetarëve nga njëri televizion tek tjetri janë më të diskutuarat këto ditë, kur sapo ka nisur edhe sezoni i ri televiziv. Një ndër lëvizjet e bujshme ka qenë dhe e moderatorit të njohur të Top Channel, Alban Dudushi.

Burime për “Revista who” treguan se Dudushi është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e Vizion Plus’dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij. Nuk dihet ende se me cilin format do të shfaqet Dudushi në këtë televizion.

Ndërkohë “Prive.al” jo zyrtarisht mëson se Dudushi do e ketë orën e prime-time. Është ende në diskutim e sipër nëse formati talk-shou i tij do transmetohet dy apo katër herë në javë.

Përpos Dudushit, prurje nga Topi pati edhe në lajme. Sokol Bregu do jetë përgjegjës për departamentin e informacionit me një format investigativ teksa “IMA Albania” ka raportuar se vëllezërit Laço pas dy dekadave bashkëpunim me TV Klan, do të sjellin një format muzikor nën drejtimin e Klea Hutës po në Vizion Plus.

Gjithashtu, rifreskime do ketë edhe formati i humorit “Al Pazar”. Ndersa mesohet se dhe Jonida Maliqi pritet t’i bashkohet ketij ekrani me nje format ende te panjohur, pasi kengetarja ska dhene detaje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY