DETAJET/ Benzi goditi makinen me 4 vajza, u bllokuan brenda vetures

DETAJET/ Benzi goditi makinen me 4 vajza, u bllokuan brenda vetures

75
0
Shares

Aksidenti ne dalje të tunelit të Krrabës ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti “Benz” me një “Volkswagen”.

Mjeti tip “Benz” ka goditur automjetin e dytë ku ndodheshin katër vajza. Si pasojë e përplasjes së fortë ato kanë mbetur të bllokuara brenda makinës.

Pasi janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse, ato janë dërguar në spital. Dy prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda, ndërsa nuk dihet gjendja e dy të tjerave.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit”,njofton policia./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY