EMRAT/Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë, si rekrutonin vajzat e reja 2...

EMRAT/Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë, si rekrutonin vajzat e reja 2 vëllezërit tutorë, qendra pranë banesës së Lleshajt

138
0
Shares

Policia e Tiranës ka goditur një bazë të prostitucionit në Tiranë. Bëhet fjalë për një qendër masazhesh në qendër të Tiranës, e cila përdorej për qëllime prostitucioni.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe dy vëllezëërit Mario dhe Andi Roshi me “shfrytëzim prostitucioni”. Burimet bejne me dije se qendra e masazhit gjendej në zonën e Pazarit të Ri, shumë pranë banesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Krahas dy vëllezërve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime“, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY