Berisha: Myslym Pashaj falsifikoi hartat ne Gjykaten Kushtetuese

Berisha: Myslym Pashaj falsifikoi hartat ne Gjykaten Kushtetuese

120
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj Kryeministrit Rama, që e cilësoi marrëveshjen e detit 2009 si një trádhti kombëtare.

Berisha tha se në fakt është Rama ai që bashkë me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt trádhtie, ndërsa akuzoi úshtarakun Myslym Pashaj për fálsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të trádhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marr për bazë, është harta e një fálsifikatori që i mbush xhepat tjetërkujt.

Fevziu: E keni për zotin Pashaj?

Berisha: Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km.

Fevziu: Mendoni që ajo marrëveshje është më e mira?

I bindur të jesh ti, që marrëvceshje të atilla nuk do vijnë më. Marrëveshja është marrëveshje, nuk është ndarje në gjykatë. Në marrëveshje ti synon optimumin, nuk synon maksimumin, sepse po synove maksimumin pala tjetër të nxjerr më këpucë të kuqe.

Sali Berisha kishte parasysh që pala tjetër është me 6 milje, kur unë jam me 12 milje. Harrove këtë moment? Si ta thotë konsulenti ndërkombëtar: Greqia kishte asin nën mëngë për të kërkuar 12 milje.

Fevziu: Është përfshirë politika turke në Gjykatën Kushtetuese?

Pa dyshim, e kam thënë dhe e them. Megjithatë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY