Kthimi në shkollë/Shqipëria mjaftohet me masat, Kosova pritet të testojë 1500 mësues për koronavirusin

Shares

Ne Shqiperi, ka disa dite qe qeveria ka njoftuar dhe ka treguar se po merr masat per te siguruar shendetin e te gjithe nxenesve dhe mesuesve qe rikthehen ne ambjentet e shkolles. Por sesa kjo eshte e sigurt, kete nuk e dime.

Gjithsesi, vendi yn fqinj Kosova ka tjeter plan dhe strategji per te siguruar sadopak shendetin e te gjitheve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj ka njoftuar se para fillimit të vitit të ri shkollor do të testohen 1500 mësues, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.

Deklaratën Likaj e bëri gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime.

“Kemi marrë informata se 1500 arsimtarë në nivel të Kosovës do të testohen, që i bie mbi 6.5% të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve për të ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor”, u shpreh ai.

Ministri theksoi po ashtu se testimi ka filluar dhe se ata po zgjidhen në të rastësishme.

“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...