Pastrimi i 1.6 miliardë euro, PD akuza Veliajt: Premtove zero leje ndërtimi,...

Pastrimi i 1.6 miliardë euro, PD akuza Veliajt: Premtove zero leje ndërtimi, por u bëre garant i pastrimit të parave

117
0
Shares

Ne fokus te reagimit te sotem nga selia blu eshte Erion Veliaj. Belind Këlliçi e ka akuzuar kryebashkiakun se erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin  se nuk do të jepte leje ndërtimi, por nuk e mbajti kete te fundit.

Sipas tij, 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.

Këlliçi i referohet Raportit të “Global Initiative Network”, vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe, indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista.

Kreu i FRPD thote se ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

#LIVE – Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Pastrimi 1.6 miliardë euro, PD: Erion Veliaj premtoi zero leje ndërtimi, por u bë garant i pastrimit të parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 8 septembre 2020

Tirana është sot një qytet që vështirë se e njeh, edhe nëse ke jetuar në kryqytet për pak vite. Lulishtet janë zhdukur për t’u zëvendësuar nga përbindësha betoni që pastrojnë paratë e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve të korruptuar. Rrugët janë ngushtuar, sepse Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë zgjedhur betonin që pastron paratë e pista përpara interesit qytetar.

Bashkia e Tiranës ka më pak prona sot, sepse Erion Veliaj i ka dhuruar ato tek kompani që investojnë në beton paratë e trafikantëve të drogës apo të politikanëve që kanë vjedhur shqiptarët. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë i shërben qëllimit të pastrimit të parave me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt”,-shprehet ai, ndersa thekson se objektivi i PD do te jete largimi i korrupsionit dhe fuqizimi i shtreses se mesme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY