Berisha: Genc Ruli, viktime e mencurise se vet!

Berisha: Genc Ruli, viktime e mencurise se vet!

75
0
Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha i ka dhene pergjigje dje hamendjes se shprehur nga Genc Ruli jave me pare ne abc news ne lidhje me faktin nese Berisha do te ishte ne listat e kandidateve per deputete te PD per zgjedhjet e 2021, gjate nje interviste me Cim Peken ne syri tv.

Kur u pyet për Genc Rulin dhe atë deklaratë, Berisha tha se ai, Ruli, ishte viktimë e zgjuarsisë së tij, por se kur tërhiqej lideri historik i PD nga beteja e vendoste ai dhe jo të tjerët.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, deklaroi Berisha. Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë” tha ai. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY