6 mënyrat si ta kuptosh që burri të tradhton, këshilla nga blogerja...

6 mënyrat si ta kuptosh që burri të tradhton, këshilla nga blogerja e seksit

287
0
Shares

Blogerja e seksit Zhaklin Lekatari ka dhene disa menyra sesi partneri/erja mund te faktoje tradhtine per te cilen ka kohe qe dyshon. Jane 6 pika kryesore, ndersa Zhaklin thekson se duhen prova, pasi vetem provat e sigurojne dike per tradhtine qe mund te beje partneri.

Ndryshim në dukje dhe shije: E përmenda dhe më lart që mbas një jetë së bashku, sintonia dhe konfidenca që kemi me partnerin është në nivele të larta. Na duket sikur njohim tjetrin dhe sjelljet e tij sikurse njohim xhepin tonë. Kështu që një ndryshim estetik, apo një dëshirë për t’u dukur ndryshe, si në peshë, por dhe në dukje janë elementë mbi të cilat duhet reflektuar. Një tjetër element mund të jetë ndryshimi i shijeve muzikore, i pijeve i filmave apo interesi ndaj elementëve për të cilët më përpara ka qenë indiferent. Një aksesor modern, celular, makinë, veshje e kështu më radhë.

Miqësi të reja: Miqtë dhe mikeshat e reja nuk janë sinonim i një dashnoreje. Është normale që gjatë jetës të njohim persona të rinj më të cilët duam të bëhemi miq. Është gjithashtu shumë normale që pjesëtarët e çiftit të kenë miq të ndarë apo pasione dhe hapësira personale dhe individuale. Të gjitha këto sjellje janë normale, duhet të dyshojmë vetëm nëse partneri ynë nuk ka më dëshirë të ndajë më ty asnjë nga këto miqësi të reja. Kur daljet me miqtë e rinj janë si sekrete shtetërore duke përdorur sjellje dhe mënyra të reja të prezantimit të tyre.

Përdorimi i tepërt i celularit: Në epokën e internetit është e pritshme që njohjet dhe tradhtitë të ndodhin nëpërmjet kanaleve të reja të komunikimit. E vetmja gjë pozitive është që pikërisht nëpërmjet këtyre mjeteve mund të zbulohet më shpejtë një sjellje e pahijshme. Një partner jo besnik përdor më shumë telefonin dhe rrjetet sociale, apo aplikacione si Whatsapp, Viber, Telegram ose është në vazhdimësi me celularin me vete, edhe në tualet, për kohë të gjatë. Kur gjërat ndryshojnë celulari nuk lihet më vetëm, laptopi nuk lihet më i hapur dhe lista e miqve pasurohet me njohje të reja për të cilat nuk je në dijeni.

Ndryshime humori: Një tradhti nuk mund të ndodhë pa lënë shenja emocionale të ai që e kryen. Ndjenjat mund të jenë të ndryshme, ose ndonjë gëzim i madh, ndonjë dëshirë e re për jetën e shoqëruar me ndryshime në dukje dhe stil, ose momente inati, mërzie deri te ndjenja e fajit. Të gjitha këto emocione alternohen, duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e krimit. Duhet të kuptojmë që ky ndryshim bëhet më i dukshëm, kur flasim për tema kyçe për çiftin, për familjen apo për të ardhmen.

Më pak kohë cilësorë në çift: Edhe nëse jetoni në shtëpinë e njëjtë, por dhe nëse jetoni në shtëpi të ndara, nëse jeni çift prej shumë kohësh e keni një ritual apo traditë të caktuar gjatë takimeve. Një sinjal që na tregon nëse ka tradhti është koha e kaluar së bashku e cila reduktohet bindshëm. Ndoshta ajo darka shtyhet, ndoshta orët e punës janë më të gjata, ndoshta koha në palestër është më e gjatë, ndoshta takimet me shokët janë më të shpeshta. Kërkimi i vazhdueshëm i hapësirave individuale është një sinjal për të ngritur kontrollin.

Prova, prova, prova: Njolla të dyshimta, aroma të reja, fatura të çuditshme, asnjë tradhti nuk vjen pa provën përkatëse. Në ditët e sotme është më e vështirë sepse mesazhet mund të fshihen, celulari mund të ketë kod, laptopi mund të ketë gjithashtu folder sekret, por gjithmonë, gjithmonë, tradhtari harron diçka pa fshehur. Vëzhgo me kujdes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY