Pak ditë para hapjes së shkollave, infektohet mësuesja dhe sanitarja në Fier

Pak ditë para hapjes së shkollave, infektohet mësuesja dhe sanitarja në Fier

78
0
Shares

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Covid-19 infekton nje mesuese dhe një sanitare në Fier.

Sipas Inspektoriatit të Shëndetit Publik pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Fier.

Testi është kërkuar nga vetë personat e infektuar pasi kanë shfaqur simptoma të virusit .

Sipas Drejtorisë Vendore të Arsimit në Fier, dy të infektuarat janë vetëkarantinuar dhe duke qenë se ende nuk janë hapur shkollat nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.

Nga DAR Fier mësohet se kjo nuk do të ndikojë në vendimin për hapjen e kësaj shkolle me 14 shtator, ndërsa po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP, shkruan Ora News.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY