“Vucic refuzon piken 10 te listes me 16 pika”

“Vucic refuzon piken 10 te listes me 16 pika”

43
0
Shares

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se në bazë të informacioneve që posedon nga bisedimet Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka hedhur poshtë “pikën dhjetë të marrëveshjes, e cila parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës”, raporton radio Evropa e Lire.

“Ai (Vuçiq) e tha qartë se është e papranueshme dhe që Serbia do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e saj”, tha Daçiq, duke shtuar se, “asnjëherë më parë delegacionit serb nuk i është paraqitur një dokument për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Më herët, ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Beogradit në bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington, tha se palëve u është paraqitur një listë me 16 pika, ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë.

“Fjala ka qenë për gjëra tjera, por është mëse e qartë se ishte një përpjekje për të zgjeruar pak temën, sepse është thënë që ekonomia do të jetë në rendin e ditës”, tha Daçiq për televizionin privat Pink.

Ministri i Jashtëm serb tha se Serbia dëshiron të marrë pjesë në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën.

“Por, nëse ekziston dëshira për të shkuar një hap më tej në zgjidhjen politike përmes një agjende të fshehtë, duke vendosur formulimin ‘njohje e ndërsjellë’, është e qartë për të gjithë se Serbia nuk do ta pranojë atë”, u shpreh Daçiq, raporton Evropa e Lire.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY