Dy njesi te reja policore, cfare funksioni kane njesite “I” dhe “K”

Dy njesi te reja policore, cfare funksioni kane njesite “I” dhe “K”

60
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Berati ka shpjeguar sot funksionet qe do te kryejne dy njesi te reja policire me shkronja I dhe K.

“Kemi 12 ekipet “Shqiponja” të reja në ҫdo Qark. Pastaj kemi shtuar Njësinë “E”, që është Njësia e luftës kundër krimit ekonomik, e cila ka për mision të përballojë ose të luftojë krimin në fushën ekonomike dhe financiare, duke u përqendruar tek pastrimi i parave, tek evazioni, tek figura të tjera të krimit. Pastaj një kapacitet tjetër shumë i rëndësishëm i shtuar së fundmi në Policinë e Shtetit është Njësia “K”, njësia që ka për mision kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë.

Në harkun e 30 viteve të fundit, një numër jo i vogël keqbërësish dhe kriminelësh, i janë shmangur drejtësisë; përmes arratisjes, përmes largimit nga vendi, përmes fshehjes. Një pjesë e tyre kanë dalë edhe jashtë vëmendjes në harkun e këtyre viteve. Ndërkohë që me krijimin e kësaj njësie të re, ne kemi marrë përsipër të adresojmë këtë kategori.

Kjo njësi është tashmë e anëtarësuar në rrjetin europian të njësive homologe që merren me kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë. Dhe në bashkëpunim me to, në kuadër të një programi të mirëmenduar dhe të mirëkoordinuar, po merret me kërkimin e personave, të cilët kanë llogari për të dhënë para drejtësisë shqiptare, por që ndërkohë janë strukur, janë fshehur, apo janë edhe hapur rrugëve të Europës, Amerikës e më gjerë, me synimin për t’i sjellë, për t’i ballafaquar me krimin e tyre dhe për t’i ballafaquar me drejtësinë në Shqipëri.

Një njësi tjetër është njësia “I“, njësia e ngarkuar me inteligjencën, me mbledhjen, përpunimin, analizën e informaconit policor në funksion të qëllimit për ta” shpjegoi ministti Lleshaj gjate nje takimi ne Berat.

Llesha beri te ditur gjithashtu se 2-vitet e fundit janë shtuar 700 efektivë tërinj në forcat e policisë qe eshte ndryshe edhe nunri me i madh i policeve te punesuar ne  je hark te ngushte kohor qe nga viti 1990. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY