SHKODER/ Matrioshka me bombola gazi dhe pastaj 53 kile cokollate marijuane

SHKODER/ Matrioshka me bombola gazi dhe pastaj 53 kile cokollate marijuane

73
0
Shares

Policia e Shkodres arrestoi në flagrancë Ne Muriqan, një shtetas italian që tentoi të trafikonte në drejtim të Italisë, 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, drejtuesin e mjetit tip “Fiat”, shtetasin italian C. T., 60 vjeç, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, duke përdorur mjete të specializuara për evidentimin dhe zbulimin e lëndës narkotike, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, njofton policia e Shkodres.

Po në vijim të kontrollit të imtësishëm rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 23 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.

Në cilësinë e pronës materiale janë sekuestruar 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY