Rama korrigjon Veliajn mes batutash: Mos e thuaj më! Na more në...

Rama korrigjon Veliajn mes batutash: Mos e thuaj më! Na more në qafë me atë ‘zdroms’

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Petrelë për të vizituar një familje që përfiton nga skema e rindërtimit të cilës i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama ka biseduar nga afër me të zotët e shtëpisë, ku me shaka i ka hequr vërejtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të mos e përdorë më termin zdroms.

Rama tha se e di se për kë e ka fjalën Veliaj, por shtoi se nuk janë të gjithë të tillë.

“Mos hyj me këto, i bukur i shëmtuar, se na more në qafë siç the atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qep ty të gjithë si zdroms.

Mos i hyj më këtij muhabeti se na ngatërron kot. Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira, por jo zdromsa. Ti nuk ke faj se unë e di për çfarë e ke, por…nuk na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2782196128662349/?v=2782196128662349

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY