Boci: Shkolla ne Kryevidh nuk u ndertua, qeveria genjeu

Boci: Shkolla ne Kryevidh nuk u ndertua, qeveria genjeu

183
0
Shares

“Edi Rama gënjeu shqiptarët për rindërtimin në kohë të shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Në Rrogozhinë ashtu si kudo tjetër dështimi i qeverisë prek qindra nxënës dhe mësues që nuk kanë shkollë ku të nisin mësimin me 14 shtator”, deklaroi sot ish deputeti i PD, Luciano Boci.

Ish deputeti ishte në fshatin Kryevidh me banorët, në vendin e shkollës 9-vjeçare që siç e shihni ka vetëm rrënoja. Rama premtoi se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të jenë gati në shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk ka ndodhur këtu në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, sikur se nuk ka ndodhur në Durrës, në Thumanë dhe kudo ku ka pasur shkolla të dëmtuara. Kjo nuk ka ngjarë sepse kjo qeverisje nuk e ka në vëmendje arsimin, nuk e ka prioritet arsimin.
Rrogozhina është futur në zonat e prekura nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit, por shkollat e kësaj bashkie janë të pa ndërtuara dhe nuk janë gati. Nga 4 të tilla, nga të dhënat vetëm në njërën ka filluar ndërtimi por nuk ka përfunduar.
E keqja më e madhe është që nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 kilometra për të mbërritur në shkollën tjetër që në gjendje të keqe sa ç’ka qenë shkolla e Kryevidhit në vendin e të cilës sot janë vetëm rrënojat. Dhe madje kjo qeverisje nuk ka fare plan transportin e tyre . Banorët thonë se e kanë përballuar vetë ata dërgimin e fëmijëve në shkollën që është 10 kilometra larg”, deklaroi Boci./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY