Mustafaj shpjegon kandidaturat e propozuara nga baza e PD, sa jane perzgjedhur...

Mustafaj shpjegon kandidaturat e propozuara nga baza e PD, sa jane perzgjedhur deri tani

49
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm dhe nje nder themeluesit e PD,  Besnik Mustafaj ka shpjeguar karakteristika te kandidaturave te propozuara nga baza e PD.

Si anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputet, gjatë një interviste për News 24, deklaroi se vazhdon procesi i pandarë i përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për deputet të PD-se.

“Ne vazhdojmë që të përzgjedhim kandidatët për deputet të PD-së. Ngarkesa është e madhe, sepse janë rreth 4000 persona që janë propozuar. Kemi presion shumë të madh, atë të kohës. Në fund do të zgjedhim diku tek 300 persona, që do jenë ata që do të përzgjidhen e kanë kredicialitetet. Faza e parë mund të mbarojë këto ditë. Gjithcka do të përfundojë në mes të shtatorit ose pak më vonë. Normalisht kandidatët duhet të jenë me shkollë të lartë, duhet që të mos kenë lidhje me krimin e organizuar, gjëra që dihen”, tha Mustafaj.

Ne vijim ai shpjegoi se ka edhe figura si mësues, njerëz që kanë influencë. E gjitha tregon se fitorja është në anën e Partisë Demokratike. Është një formular, me 30 faqe, ku kandidatët duhet të përgjigjen ndaj pyetjeve. Ky formular vetëdeklarimi që është 30 faqe, është si në vendet e BE. Pasi të zgjedhim diku tek 300 kandidatë, anëtarësia zgjedh kandidatët zyrtarë.

“Jemi 5 vetë në këtë komision dhe gëzohem për këtë punë. Kjo është risi, që po e bën PD-ja. Me këtë proces, ngushtohet roli i kryetarit të PD-së. Anëtarësia e PD-së duket optimiste, cka përgatit fitoren e Partisë Demokratike”, tha Mustafaj.

Si ish minister i Jashtem dhe personi qe inicoi lobimin e kryesimit te OSBE nga  Shqiperia Mustafaj komentoi edhe rolin e Rames nw krizen bjelloruse.

”Përpjekjet e zotit Rama për të luajtur rolin për ndërmjetësim në BE janë të drejta. OSBE ka qenë dhe është për monitorimin e zgjedhjeve. Në Bjellorusi ka ndodhur manipulimi i zgjedhjeve. Mua nuk më duket aq problematike sjellja e Lukashenkos, por Rusia. Rusia është hera e parë që pengon kryetarin e radhës që të shkojë atje. Nëse do ishte pala suedeze (që vjen më pas) do pranohej.

Rama është kritikuar ashpër nga të gjitha institucionet, përfshirë OSBE-në, dhe kjo tregon se autoriteti i tij është i dëmtuar dh është i pabesueshëm. Rama nuk konsultohet as me diplomatët, por vepron sipas kokës së tij. Duhet dialog patjetër në Bjellorusi dhe të ketë marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës. Diplomacinë e vërtetë të OSBE e zhvillon Sekretariati”, u shpreh Mustafaj./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY