PRISHTINE/ Policia zbulon 13 femije nga Shqiperia gati per trafikim ne dy...

PRISHTINE/ Policia zbulon 13 femije nga Shqiperia gati per trafikim ne dy shtepi, mes tyre nje greke 13 vjece

102
0
Shares

Policia e Kosovës duhet te jete cuditur shume kur gjate nje kontrolli te ushtruar ne dy shtepi ne Prishtine, ka gjetur dhe zbuluar 26 persona, mes tyre 13 femije, gati per trafikim.

Policia ka njoftuar se fëmijët e gjetur kanë pasur lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, njofton policia.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në mesin e këtyre personave është hasur një 21-vjeçar nga Shqipëria i cili po bashkëjetonte me një 13-vjeçare nga Greqia. Per kete ka vijuar procediminpenal ndersa eshte njoftuar Greqia per pranine e vajzes.

“Kurse, 24 persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri”, thekson njoftimi./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY