Meta poston foton turperuese te Velise, a po lekundet ‘pasardhesi’

Meta poston foton turperuese te Velise, a po lekundet ‘pasardhesi’

120
0
Shares
Foto e mëparshme e takimit Meta-Veliaj(ilustruese)

Presidenti Ilir Meta ka postuar sot nje foto te rralle ku Erion Veliaj perulet para Presidentit Meta. (foto me siper)

”Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!“, komenton prane fotos zedhensi i Presidentit Tedi Blushi.

Shkembimi i ashper mes Presidentit dhe Velise erdhi pasi Meta denoncoi mesazhet e kryetarit te bashkise ndaj drejtoreshes se informacionit ne Ora News duke u bere thirrje gazetareve qe te denoncojne pronaret qe shkelin lirine e shtypit dhe bashke me Presidentin te ndertojne nje media te pavarur, “Kohen e Re” siq e quan Presidenti.

Sherri mes dy zyrave ka vijuar per ca kohe pasi nje zyrtar i bashkise Dedej ka postuar kunder Metes duke i kujtuar atij korrupsionin e pergjuar por te rrezuar nga gjyjata ne lidhje me dyshimet per nje ryshfet 700 mije euro.

Kjo eshte hera e pare qe kemi perplasje te ashper publike mes Metes dhe Velise. Presidenti e ndihmoi Veline te behej kryetar bashkie ne 2015 ndersa ky i fundit nuk grumbullonte dot te gjitha votat e socialisteve te Tiranes.

Elita politike dhe e biznesit ne Tirane prej kohesh kishte projektuar Veline si drejtuesin e ardhshem te PS. Kryetari i Tiranes nuk sulmohej nga asnje media ku Meta apo Rama kishin ndikim, perfshire edhe media te djathta. 600 leje ndertimi ne Tirane jane te mjaftueshme per te mbushur barkun e disa elitave, jo me elites se pakulturuar te Tiranes qe shitet per nje pallat, aq sa edhe per nje koktejl tek Plaza.

Por duket se pozicioni i Velise eshte lekundur dhe profili i tij eshte zbehur. Rezultati prej 8% ne Tirane ne zgjedhjet e vetmuara te 2019 e shkarkojne ate si pasardhes.
Megjithate loja nuk ka mbaruar. Veliaj ruan frenat ne disa media dhe eskponente te politikes. Mjafton tmerri qe ben ai ne Tirane dhe deklaratat majtas e djathtas i sulen vetem ministres se Shendetesise, duke lene pas dore gropen qe i behet Tiranes, tregon se ai ende ruan nje mur, edhe pse te holluar, pas te cilit te fshihet nga goditjet. Covid eshte ceshtje e dites por jo ceshtje e qytetit dhe e dhjetra viteve ne vazhdim sic eshte Tirana. Megjithate rralle gjendet kohe per ta marre perpara kryetarin e Tiranes. Niveli i zemerimit te publikut me zemerimin e politikes ndaj ‘pasardhesit’ kane nje diference sa mali me fushen, kaq eshte e mjaftueshme per te kuptuar se artikulimi i publikut eshte dhjetra here me realist se ai i elites. S.N /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY