“Fshatra te harruar bri Tiranes, drejtuesit vendore i trajtojne si skllever”

“Fshatra te harruar bri Tiranes, drejtuesit vendore i trajtojne si skllever”

50
0
Shares

Zall-Herri i harruar dhe izoluar ka nevojë për një frymë të re dhe normalitet, komentoi ne nje postim ish deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Sot isha në fshatin e bukur të Zall-Herrit, i harruar ndonëse pjesë e Tiranës, i injoruar nga një pushtet që mendon për liderët vendorë si feudalët e dikurshëm. Banorët e Zall-Herrit, Qinamit dhe Kasallës të cilët pata mundësi t’i takoj shprehnin një pakënaqësi deri në duf ndaj një rregjimi që i ka lënë si në mesjetë.

Liderët vendorë i trajtojnë si skllevër duke i parë nga duart dhe jo duke u zgjidhur hallet. Prandaj sot në vitin 2020 këtyre zonave i mungon rruga, uji i pijshëm dhe i ujitjes, ndërsa vendi vuante papunësinë që po shndërrohet në shkakun kyç për boshatisjen e fshatit. Familje të vjetra që kanë votuar qeverisjen socialiste në pikën e hallit që vuajnë për bukën e gojës sepse një furgon nuk mban dot një familje, toka e lënë e thatë sepse nuk ka ujë ndërsa asnjë përfaqësues i qeverisë nuk kujtohet për ato”, deklaroi ish deputetja Tabaku. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY