A provokoi greket me Ali Pashen, ambasadori gjerman ne Athine

A provokoi greket me Ali Pashen, ambasadori gjerman ne Athine

55
0
Shares

Ambasadori i Gjermanisë në Greqi, Ernst Reichel, postoi në rrjetet e tij sociale nje koment për Ali Pashë Tepelenën.

Ai thekson ne postim se udhëheqësi i Janinës, u rebelua kundër Perandorisë Osmane, u vra dhe iu pre koka, pasi ëndërroi të krijonte një shtet të pavarur në rajon.

Por greket kane pasur reagime të shumta dhe e quajtën provokim.

Sipas tyre, në vend që të bëjë postime duke komentuar polemikën Turqi-Greqi për Mesdheun Lindor, është e papranueshme që të bëhen referenca të tilla për popullin grek. Në komentet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e ambasadorit gjerman.

“Është turp të ndash një postim të tillë për një vend që ju mirëpret, në një kohë të tillë që po kalojmë”, ishte një nga komentet e qytetarëve grekë”

Pas reagimeve të shumta, Ambasadori Reichel shpërndau një postim të ri, “Të dashur urryes, çfarë është ajo që ju mërzit aq shumë këtu? Që unë simpatizoj Ali Pashën, i cili u ngrit kundër Perandorisë Otomane? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe çfarë lidhje ka historia e Ali Pasha me atë që po ndodh sot?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY