2 arrestime te reja ne Pogradec, kush ishte drejtori juridik qe u...

2 arrestime te reja ne Pogradec, kush ishte drejtori juridik qe u vinte gjoba bizneseve

196
0
Shares

Arrestohen edhe 2 persona te tjere duke cuar në 7 numrin e personave të arrestuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur me 8 gusht në hotel “Voloreka”, në Tushemisht.

Dy personat e tjerë u arrestuan sot nga Policia e Tiranës. Ata jane Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi.

Berberit, rreth dy muaj më parë i ka mbërritur formulari i vetëdeklarimit të pasurisë nga OFL pasi ai ka qene i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kánosjes ose dhùnës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Meardi Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturave vendore të bashkisë së Pogradec  ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizimeve, si drejtor juridik.

Ne vitin 2016, ai pati një konflikt me kreun e Ujësjellësit pasi ky i fundit e uli në detyrë nga drejtor në punonjës të thjesht.

Berberi rezulton të jetë ndjekur disa herë penalisht nga Prokuroria për tentativë vrasje, gjobvënie, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje ndersa ka bere 1.4 vite burg për gjobvenie.

Më herët u arrestuan koka e grupit, Ilir Berberi dhe katër anëtarët e tjerë, Mariglen Topuzi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY