LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i pajete nga goditjet nje person nga Gjirokastra

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i pajete nga goditjet nje person nga Gjirokastra

123
0
Shares

Një person eshte gjetur i pajete sot ne makinen e tij kamioncine në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Viktima eshte i identifikuar me inicialet, Gezim Saraci, 57 vjeç, banues ne Gjirokaster.

Sipas policise të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, njofton Policia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY