Propozohet emri i Aida Veizaj Hajnaj per drejtore te BKH

Propozohet emri i Aida Veizaj Hajnaj per drejtore te BKH

139
0
Shares

SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Hajnaj, per drejtore te BKH.

Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare; Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Zgjedhja e kreut të BKH-së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. /DRONI.al/

Deklarata e SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.95/2016, për “Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organiziuar” (SPAK).

Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqsues të Bashkimit European dhe dy përfaqsues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj.Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe “Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit”, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit nr.95/2016, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar.

Në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur Drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY