Hajduti hyn nga dritarja e banjos, grabiten të moshuarit në Gjirokastër

Hajduti hyn nga dritarja e banjos, grabiten të moshuarit në Gjirokastër

84
0
Shares

Grabiten dy të moshuar që jetonin vetëm në Gjirokastër. Ndërkohë kapet autori i ngjarjes. Ai është shtetasi me iniciale V.K 32-vjeçar banues në lagjen “18 nëntori”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit.

“Në banesën e shtetasit  H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.” – njofton policia.

Kanë qenë një grabitës që ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së Laze Shehut 78 vjeç, grabitësi i ka keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysë nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur paratë.

Vetë i moshuari Laze Shehu arriti të gjente 180 mijë lekë të vjetra që ishte qiraja e banesës ku jetojnë dhe ia ka dhënë 32-vjeçarit.

Në këtë moment ai, i maskuar ka qëlluar me grushta dy pleqtë dhe është larguar duke sharë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY